• Avocado Oil

    0 out of 5

    Vaj avokado x 118 ml

    • 100% vaj i pastër hidratues
    • Për lëkurë të butë dhe të shëndetshme
    • E pasur me përbërës ushqyes

    Përdorimi:  Për të zbutur dhe hidratuar lëkurën.
    Vaji ka teksturë të dendur dhe ndihmon të mbajë lëkurën elastike, ndërkohë që hidraton dhe zbut lëkurën e thatë. Në përdorim për masazh është vaj i butë, qetësues dhe nuk lë mbetje vajore.

  • B-12 InstantEnergy packets 2000 mcg

    0 out of 5

    B-12 2000 mcg x 75 bustina

    • Praktike dhe me veprim të shpejtë,
    • B-kompleks, Krom dhe kreatinë,
    • Tre forma B-12 për përthithje optimale nga trupi duke përfshirë dhe Co-enzima,
    • Qëndro i përqëndruar dhe në formë,
    • Një burim energjie i menjëhershëm, atëherë kur të duhet më shumë.

    Tani me vitaminën B-12 InstantEnergy nga Noë është më e thjeshtë se kurrë për të marrë energji dhe për të qëndruar në formë, i përqëndruar dhe i furnizuar me energji gjatë ditëve të ngarkuara. Kjo formulë perfekte dhe e balancuar tejkalon gjithë hamendësimet e tjera për të qëndruar me energji, duke na furnizuar me një përzierje nga përbërësit më me benefite në një formulë të vetme dhe të thjeshtë. Me përbërës të tjerë si krom, kreatin dhe 6 vitamina B të tjera. Ndërsa jeta bëhet gjithnjë e më e ngarkuar, trupi kërkon më shumë përbërës që ndihmojnë të ngrejnë humorin dhe energjinë.

    Përdorimi: Merrni 1 bustinë cdo ditë. Mund të përzihet me ujë, lëng ose pijen tuaj të preferuar ose të konsumohet direkt.

  • BerryDophilus™ Chewables

    0 out of 5

    Probiotikë në formë karamele të përtypshme x 60

    • Suport Gastrointestinal
    • 2 bilion, 10 shtame probiotike
    • Për fëmijë dhe të rritur
    • E embëlsuar me produkt natyral- xylitol (25%)

    BerryDophilus™ nga NOW® siguron 2 bilion shtame bakteriale nga një kombinimi i 10 llojeve probiotikësh të provuar klinikisht dhe që ndihmojnë florën e traktit gastrointestinal dhe fuqizimin e sistemit imunitar. Formulimi nuk dëmton dhëmbët dhe ka shijë të këndshme.

    Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.

    Përdorimi: Për fëmijë nga 2 vjec e sipër dhe për të rritur: Merrni 1 tabletë të përtypshme 1-3 herë në ditë mes vakteve ose me stomak bosh.
    Për fëmijë nën 2 vjec mund të përdoret pas këshillimit me mjekun.

  • Boron 3 mg Capsules

    0 out of 5

    Bori në formë kapsule 3mg x 100 kapsula

    • Për kocka më të forta
    • Bashkëvepron me kalciumin dhe magnezin

    Bori është një mineral biologjik aktiv që ka efekt tek kalciumi, magnezi dhe metabolizmi fosforik. Ai është i njohur për suportin e kockave dhe strukturave të tyre.

    Përdorimi: Merrni 1 kapsulë cdo ditë të shoqëruar me ushqim.

  • Cal-Mag DK Capsules

    0 out of 5

    Calcium, Magnez, D3, K2 në formë kapsule x 180 kapsula

    • formulë për mbajtjen e shëndetshme të kockave*

    Kalciumi dhe Magnezi janë mineralet esenciale për shëndetin e kockave.* Në formulë së bashku me këto dy minerale esenciale NOW® ka përfshirë gjithashtu vitaminë D dhe K.* Vitamina D3, pjesë e grupit të yndyrnave të tretshme ka rol thelbësor në metabolizmin e kockave dhe përthithjen e kalciumit dhe magnezit në zorrë.* Ndërsa vitamina K2 është përbërës që ndihmon më tej për shëndetin e kockave dhe parandalimin e kalcifikimit të tyre.

    Përdorimi: Merrni 2 kapsula në ditë të shoqëruara me ushqim.

  • Completely Kissable™ Lip Balm

    0 out of 5

    Lip Balm me shije shege, vanilje, dhe mente.

    • Organike dhe pa gluten
    • Zbut dhe hidraton buzët
    • Me vaj luledielli, dyll blete, vitaminë E

    Përbërësit: Vaj luledielli (Helianthus Annuus)*, dyll blete (Cera Alba)*, vaj ulliri ekstra i virgjër (Olea Europaea)*, vaj shege (Punica Granatum)*/ vaj mente (Mentha Piperita)*/, shije vanilje *, vaj nga farat e kërpit (Cannabis Sativa)*, vitaminë E tokoferol nga soja.
    *E certifikuar organike.

  • Cranberry Mannose + Probiotic

    0 out of 5

    Suport për traktin urinar x 24 bustina

    • Pastrues i traktit urinar
    • Me 10 shtame probiotike për balancë mikrobiale të shëndetshme

    Cranberry Mannose bustina është një formulë probiotike për kujdesin e traktit urinar tek femrat, me përmbajtje boronice të kuqe dhe D-Mannose.
    Përzierja imunologjike me 10 shtame baktere probiotike ruan balancen mikrobiale delikate tek femrat. Boronica e kuqe përmban flavonoide dhe përbërës të tjerë bioaktivë që përmirësojnë traktin urinar duke mbrojtur sipërfaqen e mukozës brenda fshikëzes urinare.
    D-Mannosa është një sheqer i thjeshtë natyral që metabolizohet vetëm në sasi të vogla nga trupi, ndërsa pjesa e mbetur sekretohet me urinë. Meqë trupi përdor sasi shumë të vogla të D-Mannosës, nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
    Në traktin urinar, D-Mannosa ndihmon që procesi i eliminimit të bëhet natyralisht duke mbajtur mjedisin e fshikëzës urinare të shëndetshëm.
    Studimet klinike kanë treguar se kur merret rregullisht, D-Mannose mund të ndihmojë për të ruajtur shëndetin e traktit urinar.

    Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.

    Përdorimi: 1 bustinë tretet ne 100-200 ml ujë. Mund të merren 1-3 bustina në ditë.

  • DHA Kids Chewable Softgels

    0 out of 5

    Omega-3 për fëmijë x 60 forma gomoze

    • Support për sistemin nervor
    • 100 mg DHA
    • Në formë peshku me shije frutash

    Cilësia e këtij vaji peshku natyral është në nivel të lartë, me standarte strikte të kontrolluara, i testuar dhe pa praninë e dëmshme të ndotësve industrial si PCB, dioksina, mërkur dhe metale të tjera të rënda.

    Përdorimi: Për fëmijë dhe të rritur: Merrni 2 kapsula 1 ose 2 herë në ditë, me ushqim.

  • Effer-C™ Acai Berry Packets

    0 out of 5

    Vitamin C 1000mg x 30 Bustina eferveshente me Acai Berry

    • Për më shumë energji dhe sistem imunitar të shëndetshëm*
    • Elektrolite jetësore + vitamina dhe minerale*
    • E përgatitur me shije natyrale acai
    • Vitaminë eferveshente

    Ndryshimet sezonale dhe ndryshimet në stilin e jetesës dobësojnë sistemin imunitar. Për të mbajtur një sistem të shëndetshëm gjatë gjithë vitit përdorni bustinat eferveshente nga NOW® me AcaiBerry, alternativa më e vecantë dhe më leverdishme për vitaminën C si suplement.
    Effer-C™ është një përzierje e patentuar, e cila është e kompletuar me vitamina dhe minerale esenciale që ndihmojnë në mirëqënien optimale.* Ështe formuluar që të zëvendësojë shpejt dhe në mënyrë efektive elektrolitet jetësore të nevojshme për fuqizimin tuaj gjatë gjithë ditës.*
    Effer-C™ përmban 1,000 mg vitamin C duke përfshirë dhe Transfer C-PLUS, një formë e moderuar e kombinuar me Acid alpha lipoik (ndihmon trupin të rigjenerojë vitamin C) për tretje më të shpejtë.* Effer-C™ gjithashtu furnizon trupin me spektrin e plotë të vitaminës B si edhe 7 minerale që ndihmojnë në prodhimin e energjisë dhe zëvendësimin elektroliteve të rëndësishme.*  Gjithashtu kemi përfshirë CoQ10 dhe Acid Alpha Lipoic që ndihmojnë metabolizmin.* Effer-C™ është pa sheqer. Sheqeri është zëvendësuar me formulë unike të përbërë nga Xylitol dhe BetterStevia™ për shijë sa më natyrale.  Vitamina C tek Effer-C™ është e përfshirë për aftësitë e saj të larta antioksiduese.*
    Kryesorja, Effer-C™ ka paketim praktik dhe mund ta marrësh kudo që shkon.

    Përdorimi: 1 bustinë e tretur në një gotë me 100-150 ml ujë.

  • Elderberry & Zinc Lozenges

    0 out of 5

    Elderberry dhe zink në formë karameleje x 30 kapsula

    • Nxit funksionet për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Ndihmon në ndryshimet sezonale

    Formula Elderberry& Zinc nga NOW® është e përqëndruar me zink dhe vitaminë C.
    Zinku është mineral esencial për mirëmbajtjen e sistemit imunitar.* Echinacea, propolis dhe ulmus rubra janë gjithashtu pjesë e kësaj formule unike.

    Përdorimi: Merrni 1 karamele 1-3 herë në ditë. Karamelja duhet të shkrihet komplet në gojë pastaj të gëlltitet.

  • Eleuthero 500 mg Veg Capsules

    0 out of 5

    Eleutero 500mg x 100 kapsula

    • Bimë adaptogjene*
    • Bimë tradicionale siberiane
    • Nxit vitalitetin*

    Rrënja e eleutero (Eleutherococcus senticosus) është përdorur tradicionalisht si bimë e cila stabilizon proceset fiziologjike dhe nxit homeostazën duke mposhtur stresin e përditshmërisë.

    Përdorimi: Merrni 1 kapsulë në ditë sipas nevojës.

  • Erythritol Organic 4 g

    0 out of 5

    Ëmbëlsues natyral me zero kalori dhe impakt glicemik të ulët.

    Eritritoli organik NOW® është një ëmbëlsues natyral pa sheqer dhe kalori, i derivuar nga misri jo –OMGJ. Është rreth 70% i ëmbël sa sheqeri, ka impakt të ulët glicemik dhe nuk ndikon në prishjen e dhëmbëve.

    Produkt për vegjetarianë dhe veganë.