Product Tag - B12

  • B-12 InstantEnergy packets 2000 mcg

    0 out of 5

    B-12 2000 mcg x 75 bustina

    • Praktike dhe me veprim të shpejtë,
    • B-kompleks, Krom dhe kreatinë,
    • Tre forma B-12 për përthithje optimale nga trupi duke përfshirë dhe Co-enzima,
    • Qëndro i përqëndruar dhe në formë,
    • Një burim energjie i menjëhershëm, atëherë kur të duhet më shumë.

    Tani me vitaminën B-12 InstantEnergy nga Noë është më e thjeshtë se kurrë për të marrë energji dhe për të qëndruar në formë, i përqëndruar dhe i furnizuar me energji gjatë ditëve të ngarkuara. Kjo formulë perfekte dhe e balancuar tejkalon gjithë hamendësimet e tjera për të qëndruar me energji, duke na furnizuar me një përzierje nga përbërësit më me benefite në një formulë të vetme dhe të thjeshtë. Me përbërës të tjerë si krom, kreatin dhe 6 vitamina B të tjera. Ndërsa jeta bëhet gjithnjë e më e ngarkuar, trupi kërkon më shumë përbërës që ndihmojnë të ngrejnë humorin dhe energjinë.

    Përdorimi: Merrni 1 bustinë cdo ditë. Mund të përzihet me ujë, lëng ose pijen tuaj të preferuar ose të konsumohet direkt.

  • BetterYou™ BoostB12 Oral Spray

    0 out of 5

    Vitamina B12 në formë spraj përmban formën më të pastër të B12 (metilcobalamin) e cila është një formë natyrale aktive që gjendet në metabolizmin e njeriut,e formuluar specifikisht për të rritur nivelin e vitaminës B12 në mënyrë të shpejtë dhe efektive.

    4 sprucime përmbajnë 1,200 μg vitamin B12, 40 μg krom dhe 0.5 mg ekstrakt caji jeshil.

    • Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut
    • Përkujdesje e zemrës
    • Rrit përqëndrimin dhe memorien
    • Mbajtje në normë te metabolizmit të homocisteinës
    • Me shije të këndshme kajsie.
      Kromi ndihmon në mbajtjen e balancës të niveleve të sheqerit dhe redukton lodhjen dhe plogështinë

    “I rekomanduar nga pjesëtarë të shumtë të “Pernicious Anaemia Society” që përdorin sprajin për të mbajtur nivelet e vitaminës B12 lart, në mes të injeksioneve.”

    Përthithje më e lartë se tabletat – E garantuar.
    Spraji oral është formuluar specifikisht për t’u përthithur direkt nga sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shmangur kalimin në organet e aparatit tretës. Pikëzat e sprucuara përthithen lehtësisht nga mukoza e gojës dhe përbërësit ushqyes absorbohen më shpejt se tabletat dhe kapsulat.

    Përdorimi: Aplikoni 4 sprucime në ditë ose dozën e rekomanduar nga mjeku.
    Për fëmijë nën 12 vjec doza duhet të përgjysmohet. Mund të merret në cdo moment të ditës edhe pa ushqim, duke e përshtatur me rutinën tuaj.
    Jo i përshtatshëm për fëmijët nën 3 vjec. Të përdoret 6 muaj pas hapjes.
    Paketimi: 25 ml

  • Vitamin B-12 (1000 mcg) with Folic Acid Chewable Lozenges

    0 out of 5

    Vitaminë B-12 me acid folik 1000mcg x 100 tableta në formë karamele

    • Për një sistem nervor të shëndetshëm*
    • Për më shumë energji*
    • Me acid folik

    Vitamina B-12 (Cyanocobalamin) është një vitaminë e tretshme në ujë, e nevojshme për mirëmbajtjen e shëndetshme të sistemit nervor dhe për prodhimin e energjisë nga yndyrnat dhe proteinat.*
    Vitamina B12 është gjithashtu thelbësore për sintezën e ADN-së gjatë ndarjes qelizore, prandaj dhe është e rëndësishme për shumëfishimin dhe formimin e qelizave -p.sh qelizat e gjakut.* Përveç kësaj marrja në sasinë e duhur e vitaminës B12 së bashku me acidin folik dhe vitaminën B6 është vendimtare për bashkëpunimin mes homocisteinës dhe metionines, duke ndihmuar në këtë mënyrë për një sistem të shëndetshëm kardiovaskular.*
    Ndërsa B-12 depozitohet në mëlci, marrja e saj është vetëm nga burimet me origjinë shtazore (mish dhe produkte të qumështit). Prandaj, suplementimi me B-12 është shumë I rëndësishëm për vegjetarianët.

    Përdorimi: Merrni 1 tabletë në formë karamele cdo ditë. Përtypeni karamelen ose mbajeni në gojë derisa të shkrihet pastaj gëlltiteni.