BetterYou™ Vitamin DLuxD3+K2 Oral Spray

BetterYou™ Vitamin DLuxD3+K2 Oral Spray

Suport vital për mirëmbajtjen e shëndetshme të kockave dhe arterieve.

  • Vitamina D3 ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar të shëndetshëm.
  • Vitamina K2 ndihmon në koagulimin normal të gjakut
  • Vitamina D3 dhe K2 ndihmojnë që kalciumi të përthithet lehtësisht dhe të arrijë në masën kockore, duke parandaluar kalcifikimin arterial

3 sprucime kanë 3000IU D3 dhe 75μg K2

Mirëmbajtja e kockave të shëndetshme nuk konsiston vetëm në rritjen e sasisë së kalciumit që marrim. Vitamina D3 siguron që kalciumi të përthithet lehtësisht dhe K2 (Mk-7) aktivizon proteinën osteokalcinë, e cila transporton kalciumin në kocka. Pa D3 dhe K2 kalciumi nuk mund të bëjë punën e tij në mënyrë efikase. Vitamina K2 (MK-7) aktivizon proteinën matrix GLA (MGP) në këtë mënyrë eleminon kalciumin e tepërt, rrit qarkullimin arterial dhe fleksibilitetin.
BetterYou K2 VITAL ka pastërti dhe tretshmëri nga më të lartat dhe i vetmi me vitaminën K2, të mbrojtur në mikroenkapsul.

Shkencërisht e provuar për një përthithje më të lartë se tabletat – E garantuar
Vitamina D+K2 BetterYou oral spraj është formuluar për të shpërndarë këto vitamina direkt në qarkullimin e gjakut përmes indit të butë të gojës duke shmangur kalimin në organet e aparatit tretës. Pikëzat e sprucuara përthithen lehtësisht nga mukoza e brendshme e faqes dhe sistemi venoz që ndodhet poshtë kësaj sipërfaqeje, duke shpërndarë në mënyrë ideale përbërësit ushqyes-është provuar shkencërisht që ka 2.5 herë më shumë efekt se tabletat dhe kapsulat*.

“Kjo metodë aplikimi është mënyra më e shpejtë e marrjes së përbërësve ushqyes”
Dr. Charles Heard
Cardiff University
*Bazuar në kërkimet nga Satia et al. The Nutrition Journal 2015

Përdorimi: Aplikoni 3 sprucime në ditë ose dozën e rekomanduar nga mjeku. Konsultohuni me mjekun nëse jeni duke përdorur medikamente të tjera për hollimin e gjakut.
Paketimi: 12 ml

  • Reviews (0)

Reviews

There are no reviews yet.


Be the first to review “BetterYou™ Vitamin DLuxD3+K2 Oral Spray”