Kit-I përmban:
1 | METABOLICPLUS 30 tableta | Përshpejton metabolizmin, stimulon metabolizmin e yndyrnave dhe ekuilibron peshën trupore. | Përmbajtja: portokall I hidhur, kafe jeshile, Coleus Blumei Hybrids, L-Karnitinë, kanellë, manjola, centella, dëllinjë |
2 | ADIPATPLUS 30 tableta | Stimulon metabolizmin e yndyrnave dhe kontrollon ndjenjën e urisë. | Përmbajtja: Garcinia, mollë, kanellë, centella, ekstrakte Mate, Ortosifon, Aronia |
3 | BARRETA SOSTITUTIVA DEL PASTO 15 copë x 60 g | Barrette për të zëvendësuar vaktin ushqimor | |
Dita juaj:
Mëngjesi
Konsumoni një tabletë të METABOLIC PLUSpas mëngjesit, për të përshpejtuar metabolizmin e ngadalësuar, arsyeja kryesore e shtimit në peshë.
Mes mëngjesit dhe drekës
Konsumoni një tabletë të ADIPAT PLUS, e cila ju ndihmon në reduktimin e përthithjes së yndyrnave dhe karbohidrateve, si dhe redukton ndjenjën e urisë.
Dreka
Konsumoni një BARRETA SOSTITUTIVA DEL PASTO. Veprimi I METABOLIC PLUS dhe ADIPAT PLUS ndihmohet dhe zgjatet përmes marrjes së Barreta-ve, të cilat kanë në përmbajtje kombinimin e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për tu konsumuar gjatë një vakti, si dhe ndihmojnë në reduktimin e lodhjes falë pranisë së Maca-s dhe Damiana-s.
Pasdite
Në orët e para të pasdites, ju rekomandojmë të konsumoni 1 tabletë METABOLIC PLUS dhe një tablet ADIPAT PLUS, për të siguruar një metabolizëm të shpejtë edhe gjatë pjesës tjetër të ditës.
Regjimi ushqimor i rekomanduar
Mëngjesi
Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:
• Kafe ose çaj + 200 ml pije perimesh (soje, tërshëra, orizi) me 4 biskota amarante me një shtresë reçel + një frut sezonal
• Kafe ose çaj + një lëng (2 portokall dhe 1 grejpfrut) + bukë hikërror me salmon dhe avokado ose proshutë dhe djathë me pak yndyrë.
• Kafe ose çaj + 125 gr kos natyral me 2 lugë tërshërë të thekur + 3 Cioco-Mech Tisanoreica
Vakt i ndërmjetëm
Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:
- Bukë hikërror / tërshërë dhe djathë të stazhonuar
- Një frut sezonal
- Fruta të thata (30/40 gr)
- Një pije Tisanoreica (Bevanda)
Dreka
Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:
- Një Barretta + një lëng frutash dhe perimesh
- Një Barretta + 1 frut sezonal
- Një Barretta + 1 sallatë mikse
Mund ti kombinoni me 20 g fruta të thata.
Darka
Zgjidhni një nga alternativat e mëposhtme:
- Mishi pa yndyrë të dukshme (rreth 100 gr)
- Peshk i pastruar (rreth 150 gr)
- Bishtajore (rreth 80 gr)
- Djathë Tofu / tempeh (rreth 100 gr)
- Qofte me quinoa (rreth 100 gr)
- Vezë (deri në 4 në javë)
- Pica me miell hikërror dhe perime (një herë në javë)
Në kombinim: perime të gatuara ose të papërpunuara dhe, sipas dëshirës:
- Bukë me drithëra të përzier - amarant, tërshëra, hikërror (rreth 50 gr)
- Patate (rreth 90 g, deri në 3 herë në javë)
- Oriz (rreth 70 gr)
- Meli (rreth 70 gr)
Personat që kanë intolerancë ndaj glutenit mund të zëvendësojë drithërat e listuara me bukë integrale ose makarona integrale.
KËSHILLA:
- Pini të paktën 1 litër ujë në ditë.
- Reduktoni përdorimin e kripës.
- Kufizoni konsumimin e ushqimeve të rafinuara dhe me indeks glicemik të lartë.
- Preferohet të konsumoni ushqime integrale të pasura me fibra.
- Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër, vaj susami dhe vaj kërpi.
- Preferohet të përdorni erëza dhe barishte aromatike.
- Preferohen ushqime të pasura me hekur (spinaq, thjerrëza, molle, lajthi ...) të spërkatura me lëng limoni.
Specifikime
Sipas Linjave | Gianluca Mech |