Neuro Skin Balm

3 550 Lekë
Përkujdesje speciale për lëkurat me tendencë të neurodermatitit, i testuar dermatologjikisht.
Disponibiliteti: Ne gjendje
SKU: 11785

Lëkurat me tendencë për neurodermatit kanë nevojë për trajtim special hipoalergjik. Neuro Skin Balm trajton intensivisht lëkurat me neurodermatit, ka efekt qetësues dhe redukton kruajtjen. Falë përbërësve aktiv forcon barrierat mbrojtëse të lëkurës, si dhe ndihmon ne rigjenerimin dhe hidratimin e saj.

Përdorimi:

Aplikoni Neuro Skin Balm në zonat e prekura të lëkurës në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit të lëkurës.

Përbërësit:

Ekstrakte të Ophiopogon japonicus: I pasur me fruktosanë natyral, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, promovon sintezën e lipideve të epidermës duke përmirësuar kështu ndjeshëm pamjen e lëkurës tuaj.

Skin Defence Complex+: Nje fito-kompleks shumë aktiv krijuar nga vaji i farave të Blackcurrant (i pasur me omega-3, omega-6 dhe acide yndyrore, të cilat reduktojnë inflamacionin dhe riparojnë barrierat mbrojtëse të lëkurës), Platycodon grandiflorus (e pasur me fitosterole, konsiderohet një alternativë bimore e hidrokortizonit dhe redukton inflamacionin) dhe vaj luledielli ( i pasur me acide yndyrore esenciale, mbron dhe rindërton barrierën mbrojtëse të lëkurës, si dhe zvogëlon reaksionet alergjike).

Acid hialuronik me vargje të shkurtra dhe të gjata: Hidraton lëkurën intensivisht.

Sakaride Isomerate: Një kompleks karbohidrati identik me lëkurën, i cili siguron hidratim të zgjatur të lëkurës (72 orë).

Gjalpë Shea: Ushqen lëkurën dhe forcon barrierat mbrojtëse të saj.

ISIS (Isostearyl Isostearate): Një emolient me bazë bimore. Studimet klinike kanë treguar se ai integrohet në lipidet ndërqelizore dhe kështu forcon funksionin barrierë të lëkurës.

Alfa-Bisabolol- Qetëson irritimet dhe ka efekt anti-inflamator.

Alantoina: Qetëson lëkurën dhe redukton skuqjen.

Skualene: E ngjashme me lipidet natyrale të lëkurës, parandalon dehidratimin dhe zbut lëkurën.

Vitamine E: Mbron qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Paketimi: 100 ml

Specifikime
Sipas trupitFytyra
Sipas tipit te produktitKrem
Sipas LinjaveJanssen
Informohu per produktet me te reja Vendosni adresen tuaj te e-mailit qe te merrni njoftime nga ne.