Pershkrimi i produktit
Suplement ushqyes i pasur me fermentë laktikë të cilat favorizojnë balancimin e florës bakteriale intestinale. Vitamina D dhe Zinku kontribuojnë në funksionin normal të sistemit imunitar. Zinku gjithashtu kontribuon në mirëmbajtjen e një lëkure normale.
Suplement ushqimor i formuluar sipas parimeve të DERMOBIOTIKËS, një degë e dermatologjisë që propozon qasje të reja trajtimi bazuar në lidhjen midis florës së zorrëve (mikrobiotës) dhe mirëqenies së lëkurës.
Përmban SynBalance®, një kompleks sinergjik me baktere të dobishme – Lactobacillus plantarum PBS067, Lactobacillus rhamnosus LRH020, Lactobacillus reuteri PBS072 (jo më pak se 1 miliard njësi formuese kolonish për çdo lloj) – si dhe Vitaminë D dhe Ultrazin® (Zink Sucrosomial®).
Produkt në formë pluhuri për t’u tretur, pa gluten dhe natyrshëm pa laktozë.

