Pershkrimi i produktit
L-Prolina është një aminoacid esencial për sintezën e kolagjenit. Kolagjeni është proteina strukturore kryesore që ndërton të gjithë indet lidhore, përfshirë lëkurën, tendinat, ligamentet, artikulacionet, kockat dhe strukturat e vaskularizimit (venat dhe arteriet). L-Prolina ofron struktura të cilat stabilizojnë dhe forcojnë përbërësit strukturor të trupit. Ndonëse prolina mund të prodhohet nga trupi, dietat vegjetariane dhe sasia e ulët e proteinave që konsumojmë mund të mos ofrojë suport maksimal për prodhimin e kolagjenit.