Pershkrimi i produktit
Ëmbëlsues natyral me zero kalori, indeks glicemik të ulët, jo OMGJ, me origjinë bimore që zëvendëson krejtësisht sheqerin e zakonshëm dhe ëmbëlsuesit artificial.
Në ndryshim nga ëmbëlsuesit kimikë, BetterStevia® përbëhet nga ekstrakti i pastër stevia që përdoret dhe metabolizohet lehtësisht nga trupi në të njëjtën mënyrë si nutrientët e tjerë ushqyes.
Ka një shije që është 60-100 herë më e ëmbël se sheqeri i rafinuar, pra një sasi e vogël është gjithçka që duhet për të ëmbëlsuar pijet, ushqimet dhe ëmbëlsirat tuaja të preferuara! Megjithatë jo të gjitha stevia-t jane njësoj, NOW kujdeset që të ruajë cilësitë natyrale të stevia në këtë produkt të vecantë, të pastër dhe me shije më të mirë.
BetterStevia® përdor një ekstrakt të tërë gjethesh që ruan ëmbëlsinë e pastër të stevisë së vërtetë, në krahasim me produktet e tjera që kanë vetëm fraksione të izoluara, siç është Rebaudiana A (Reb A).
Stevia përpunohet duke përdorur një trajtim enzimatik të veçantë që rezulton në një ekstrakt të pastër dhe të shijshëm të stevias. Shija është shumë afër asaj të sheqerit të pastër, pa kalori dhe për ta konsumuar pa ndjesi faji. Kjo është arsyeja pse ne e quajmë BetterStevia®. Provojeni dhe vertetojeni se sa e ëmbël është!

