Pershkrimi i produktit
- Suport kardiovaskular
- Ekstrakt i verës së kuqe, cajit jeshil dhe farave të rrushit
- Pastrues i radikaleve të lira
Resveratroli është një polifenol natyral të cilin e gjejmë në lëkurën e rrushit të kuq, disa lloje fruta pylli dhe bimë të tjera. Studimet e fundit tregojnë se Resveratroli mund të ndihmojë në shëndetin dhe funksionet e sistemit kardiovaskular. Resveratroli është më i njohur për vetitë e tij kundër plakjes dhe aftësinë për të nxitur një përgjigje biologjike të shëndetshme ndaj stresit. Për të plotësuar vetitë e Trans-Resveratrolit, ky produkt përfshin proantocianide nga ekstrakti i farave të rrushit dhe katekina nga ekstrakti i cajit jeshil.