Daily Couperose Serum 30ml

L3,300

Out of stock

Out of stock

SKU: 11782

Find in Store

Pershkrimi i produktit

Përkujdesje e vecantë për lëkurat kuperoze, e testuar dermatologjikisht.

Ky serum delikat është krijuar posacërisht për ti ardhur në ndihmë personave që kanë lëkurë kuperoze. Sensitive Complex forcon sistemin kapilar të lëkurës dhe qetëson irritimet e saj, ndërsa RSC-Neutralizer parandalon dhe redukton skuqjen e lëkurës në mënyrë të ndjeshme. Përbërësit mjaft efektiv sic janë ISIS (forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës), alantoina (me efekt anti-inflamator) dhe acidi hialuronik (me efekt hidratues) përmirësojnë dukshmëm pamjen e lëkurës tuaj.

perdorimi

Aplikoni serumin në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit të fytyrës. më pas aplikoni kremin tuaj të zakonshëm.

Rekomandim:

Lëkurat sensitive janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit prandaj rekomandohet përdorimi i kremit të diellit Face Guard Advanced pas aplikimit të serumit. Më pas aplikoni kremin e rekomanduar.

perberesit

  • RSC- Neutralizer: Ka efekt anti-alergjik dhe anti-inflamator dhe është vërtetuar që inhibon lëshimin e citokinave pro-inflamatore LL-37.
  • Sensitive complex: Ekstrakte bimore shumë aktive të pasur me përbërës aktiv nga Asian marsh pennywort, butcher’s broom, marigolds, geshtenja e kalit dhe rrënja e Liquorices, të cilat qetësojnë të gjitha irritimet e lëkurës (skuqjen, kruajtjen, tendosjen)
  • alfa-Bisabolol- Qetëson irritimet dhe ka efekt anti-inflamator.
  • Alantoina: Qetëson lëkurën dhe redukton skuqjen.
  • Acid hialuronik me vargje të shkurtra dhe të gjata: Hidraton lëkurën intensivisht.
  • Sakaride Isomerate: Një kompleks karbohidrati identik me lëkurën, i cili siguron hidratim të zgjatur të lëkurës (72 orë).
  • ISIS (Isostearyl Isostearate): Një emolient me bazë bimore. Studimet klinike kanë treguar se ai integrohet në lipidet ndërqelizore dhe kështu forcon funksionin barrierë të lëkurës.

paketimi

30 ml