Pershkrimi i produktit
Peltja mbretërore është një produkt natyral nga bletët, që shërben për ushqyerjen e të gjitha larvave të bletëve puntore, meshkujve dhe mbretëreshës. Peltja mbretërore përbëhet nga komplekse nutritive si nukleotide, polifenole dhe acide unike organike. Ajo është përdorur që në lashtësi si eliksir shëndeti dhe rinie.