Pershkrimi i produktit
Ndër bakteret laktobacile më të dobishme për shëndetin e gojës, zakonisht Streptococcus salivarius është i pari që përftohet që në foshnjëri. BLIS K12® është një shtam i Streptococcus salivarius me aktivitet të fuqishëm, i cili kur merret rregullisht, ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar të gojës dhe fytit. Është provuar klinikisht që ndihmon në mirëmbajtjen e gojës, hundës dhe fytit dhe tek fëmijët. OralBiotic gjithashtu ndihmon në pastrimin e frymëmarrjes.
*Shtamet probiotike në këtë produkt janë identifikuar dhe vertetuar nga teknologjia ADN-fingerprinting.
Përbërës të tjerë: FOS (fruktooligosakaride), ksilitol, sorbitol, celulozë mikrokristaline, dioksid silikoni, acid stearik (burim vegjetal), aromë natyrale luleshtrydheje dhe pluhur panxhari. Përmban qumësht.
Nuk prodhohet me përbërës të grurit, glutenit, sojës, vezëve, peshkut, butakëve, arrave të pemës ose susamit.
Kujdes: Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë/në gji, merrni medikamente (veçanërisht barna që shtypin imunitetin) ose keni një gjendje mjekësore (veçanërisht nëse sistemi imunitar është i dëmtuar). Për shkak se disa antibiotikë mund të çaktivizojnë S. salivarius, merrni të paktën 2 orë para ose pas marrjes së medikamenteve antibiotike.
Mbajeni larg fëmijëve.