Pershkrimi i produktit
Krem dielli me spf 50+, jo-ngjitës e bazuar në teknologjinë PRO-REPAIR 4D për mbrojtje në 4 dimensione.
Mbron nga rrezet UVA-UVB-IR, favorizon mbrojtjen dhe rigjenerimin e ADN-së duke parandaluar plakjen e lëkurës nga dielli (photo-ageing). I testuar për të mos bllokuar poret (jo-komedogjenik). Rezistent ndaj ujit.
Për lëkurat normale dhe ato sensitive.
Filtra fotostabilë UVA dhe UVB. Pa OCTINOXATE, OXYBENZONE dhe OCTOCRYLENE. Pa filtra nano.
Kompleksi NBCS:
• NIACINAMIDE: një formë e Vitaminës B3, antioksidant dhe mbrojtës për qelizat dhe ADN-në e tyre.
• GLYCINE BETAINE: një biomolekulë e ricikluar që mbron qelizat nga stresi i jashtëm.
• CARNOSINE: një dipeptid fiziologjik që mbron qelizat nga radikalet e lira.
• SECHIUM EDULE: një ekstrakt bimor i ricikluar që mbron qelizat dhe ADN-në e tyre nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira.

