Pershkrimi i produktit
Krem dushi i përshtatshëm për larjen e lëkurës së thatë ose shumë të thatë (kserotike) të trupit, edhe kur tharja shkaktohet nga irritimi dhe gjendjet inflamatore.
Formula e veçantë, me shkumëzim të ulët, ndihmon në rivendosjen e shtresës natyrale hidrolipidike të lëkurës. Lehtëson ndjesitë e pakëndshme të lëkurës, duke siguruar hidratim dhe butësi.
PERMBAN:
Agjentë pastrues – Pastrojnë lëkurën pa e zhveshur nga yndyrnat e saj natyrale dhe tolerohen shumë mirë edhe nga lëkura e ndjeshme.
Vaj bajamesh të ëmbla – Përbërës zbutës dhe ushqyes, veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme.
Sorbitol dhe glicerinë – Hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë natyrale të saj.

