Pershkrimi i produktit
Suplement ushqyes me përmbajtje hekuri, vitaminë C dhe acid folik (folat), që furnizon trupin me një dozë plotësuese të këtyre nutrientëve në rast të mungesave ushqyese ose në rast rritjeje të nevojave organike të trupit për këto përbërës.
- Hekuri kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës dhe gjithashtu për transportin normal të oksigjenit në trup.
- Folati kontribuon në hematopoezën normale.
- Vitamina C rrit thithjen e hekurit.
- Hekuri, Folati dhe Vitamina C kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
- Me shije qershie.
Mbajeni larg fëmijëve nën moshën tre vjeç.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë dietën ushqimore të ekuilibruar dhe stilin e shëndetshëm të jetës.