Pershkrimi i produktit
Formulë e përqëndruar me Retinol e cila stimulon ndjeshëm rinovimin qelizor të shtresës epidermike, për një lëkurë më të lëmuar dhe me strukturë më uniforme. Rrit prodhimin e kolagjenit, mbështet mekanizmat natyralë të rigjenerimit të lëkurës, duke luftuar plakjen kronologjike dhe atë nga dielli (foto-plakjen). Përmirëson butësinë dhe strukturën e lëkurës, redukton rrudhat, edhe ato të thella, duke ofruar një efekt riformues dhe mbushës të kontureve të fytyrës.
RETINOL SYSTEM (2%): kombinim i esterit të retinolit (retinyl palmitate) dhe retinolit të pastër të mikroinkapsuluar, për një çlirim të menjëhershëm dhe të zgjatur.
EKTOINA: vepron si rregullator osmotic me veprim hidrues, rigjenerues dhe kundër plakjes (anti-age).

